Ky është i dyshuari që e sulmoi me shkop druri 25-vjeçarin, dërgohet në mbajtje

Të shtunën u raportua për një përleshje që ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti, ku janë përfshirë dy persona.

Për motive akoma të panjohura, njëri prej tyre ka sulmuar tjetrin dhe për pasojë përfundoi në prangat e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Alban Shabani, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

24-vjeçari po dyshohet se ka goditur viktimën me një shkop druri, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Posa rasti është denoncuar në Polici, viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 24-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshën 60 vjeçare, luftëtari i lirisë Agni Musliu