Vritet 28 vjeçari në Gostivar, u qëllua në kokë

Pak më parë ka ndodhur një përleshje në Gostivar ku është përdoru edhe armë zjarri.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Rastin në polici e ka paraqitur mjeku kujdestar i spitalit të Gostivarit.

Ekipi i policisë dhe prokurorit përgjegjës për momentin janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Goativar.

Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Alsat.mk

Lexo edhe:  Kthehen në punë të suspenduarit për rastin e mostrave të Astrit Deharit