E rëndë: Vajza rrah nënën e saj në Ferizaj, arrestohet

Një vajzë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Policia thotë se si pasojë e dhunës viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj, derisa rasti në polici është iniciuar “Dhunë në familje”.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Ferizaj  15.09.2023 – 02.:30. Është arrestuar e dyshuara  kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  E rëndë: E bëri nënën për spital, arrestohet djali