Mungon kuorumi për miratimin e këtij projektligji

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive nuk ka arritur të kaloi si shkak i mungesë së kuorumit.

“Vetëm 49 deputetë kanë votuar dhe nuk ka kuorum për vendimmarrje. Po presim 10 minuta dhe nëse nuk ka kuorum, kjo pikë bartet në seancën e radhës”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Agim Veliu, tha se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk e përkrah e voton këtë.

Time Kadrijaj, tha se Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marr pjesë në votim.

Jahja Kokaj, nga VV-ja tha se ai ka dhënë propozimin për racionalizim.

Lexo edhe:  “Pa të vra nuk e la” - Konflikt mes kushërinjve në Klinë, i dyshuari kërcënon me jetë 38-vjeçarin