Shembull i mirë: I riu nga Mitrovica pasi gjen një kuletë me para e kthen tek pronari

Rastet kur qytetarët gjejnë kuleta ose gjëra me vlerë në qytetin e Mitrovicës janë të shpeshta.

Por është interesante se shumica që gjejnë keto gjësende kontaktojnë redaksinë e “Jepi zë” për t’i kërkuar pronarët e vërtetë ndërsa përgjegjja jonë zakonisht është të dorëzohen në Polici.

Kështu ka vepruar edhe Fidan Baruti nga lagjja Tavnik, i cili është i njohur edhe për punën e tij si taksist në një kompani të taksive në Mitrovicë.

I riu mitrovicas ka kontaktuar “Jepi zë” për të kërkuar pronarin e kuletës së gjetur nga ai, pasi brenda kishe leternjoftim, kartelë banke dhe një shumë e konsiderushme e parave.
Ky i rast i Fidanit dhe shumë raste tjera tregojnë se në Mitrovicë shumica e qytetarëve kanë një kulturë të veçantë dhe gëzojnë respekt për njëri tjetrin ndërsa lagjja Tavnik është e njohur për të rijntë që i kontribojnë qytetit në forma të ndryshme./ Jepi zë

Lexo edhe:  Arrestohet ‘Valmir bossi’ i TikTok-ut nën dyshimet për abuzim seksual