Zbulohet identiteti i të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Janjevë

(Foto ilustrim)

Mbrëmë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku një person dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur të moshës 11-vjeçare. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Valmir Asllani.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se babai i të miturës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se vajza e tij ka qenë cak i sulmit seksual, pasi Asllani dyshohet se e ka ndjekur nga pas në rrugë dhe ka dashur ta puth.

Po ashtu, sipas dëshmisë së babait të viktimës, i dyshuari ia ka vjedhur vajzës së tij telefonin dhe më pas është larguar.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e 11-vjeçares, e cila është intervistuar në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për dy veprat penale ‘Sulm seksual’ dhe ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Patundshmëria “prek qiellin”, çmimet e banesave në Prishtinë arrijnë maksimumin