U zunë duke prerë pisha – arrestohen dy persona në Podujevë

Janë arrestuar dy persona nga Policia e Kosovës në Podujevë, shkruan Insajderi.

Të njëjtit janë kapur duke prerë pisha.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SHKRETIM I PYJEVE – Podujevë / 04.01.2024 – 01:35. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar për shkak se të njëjtit janë vërejtur duke prerë pisha. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motosharra. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e ekonomisë së pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh të policisë.

Lexo edhe:  Jeta plot dhimbje e Shkëlqimit pasi ia vranë motrën, Donjeta Pajazitajn