Zjarr në një banesë në Prishtinë: Policia jep detaje

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, është përfshirë nga zjarri një banesë në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në një banesë në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar” ka konfirmuar Ahmeti.

Lexo edhe:  Mrekullia ndodhë në Spitalin e Mitrovicës: Brenda dy ore kryhen dy operime në dy pacientë me dallim moshe 100 vjeçare