Burri e bën për spital bashkëshorten e tij në Podujevë, vetë përfundon në polici

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë. Viktima zakonisht janë gratë të cilat shpesh herë edhe pajisen me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, por që as kjo nuk zbatohet nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë.

Për shkak të problemeve të mëparshme, 44-vjeçarja kishte urdhërmbrojtës, por që as kjo se ka ndaluar bashkëshortin e viktimës që të ushtrojë dhunë ndaj saj.

Sinjali mëson se ajo dyshohet se është rrahur nga 40-vjeçari dhe si pasojë e kësaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar.

40-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë sulmuar bashkëshorten e tij.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Profili kriminal i të dyshuarit që shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, ajo i lutej që t’i fshinte fotot