Pasojat e salsiçeve “Wudy”, prindërit: Fëmijët me dhimbje barku dhe temperaturë

Sokol Sinani, kishte djalin e vogël sëmurë. Por nuk e dinte se çfarë e përkeqësoi gjendjen shëndetësore të të birit, derisa pa njoftimin e AKU.

“Djali i vogël, është 13 vjeç, konsumon Wudy shumë. Dje morëm njoftimin, pardje u sëmur ai dhe sot lexuam më tepër mbi të mikrobin, që shkaktonte dhimbje barku, të vjella, temperature. I kishte të treja këto shenja dhe i mora mjekim, tani është më mirë”- tha Sokol Sinani, shkruan EuroNews.

Ai thotë se duhet të shtohen kontrollet, për produktet ushqimore. Qytetarët thonë produkte të tilla, duhet të ndalohen.

“Ndonjëherë marrim se duan fëmijët, por ndonjëherë i them dhe unë stop këto gjerat kështu se kemi merak…nuk e dimë ku të marrim, sa janë të sigurta, por kemi dijeni që nuk duhen përdorur shumë këto produktet”- theksoi ai.

“Është bërë e udhës të themi nuk besojmë, por tek të gjitha nuk mund të thuash”

“Nuk kemi besim, nuk i konsumojmë farë llojet e sallameve”

“Dëgjuam në televizor se qenka shumë i dëmshëm dhe infektues, për këto Wudy…për mendimin tim duhet heq fare sallami”- shprehen qytetarët.

Në njoftimin e AKU, bëhej thirrje për kujdes dhe çdo produkt Wudy, të rikthehej në dyqan e të mos konsumohej.

Lexo edhe:  Paratë i mori dhe më pas u zhduk, pejani i njohur për mashtrim përfundon në pranga