28-vjeçarja në Podujevë kapet mat nga Policia, ia gjejnë drogën të fshehur në çantë

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Podujevë.

Sinjali mëson se një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Skënderbeu’, kanë ndalur për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit, në çantën e njërës pasagjere kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar.

28-vjeçarja ka përfunduar në prangat e Policisë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  Të burgosurit e Dubravës bëjnë kontejnerë për qytetin e Istogut (VIDEO)