Policia ia zë derën në pikë të mëngjesit, arrestohet prishtinasi që ngacmonte anëtarët e një familje në Lipjan

Pas rreth një muaji prej kur kanë nisur hetimet, Policia ka arritur të arrestojë 32-vjeçarin e dyshuar për ngacmim të një familjeje nga Lipjani. I dyshuari ishte denoncuar qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por rasti është iniciuar tek në fund të muajit maj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për M.Morina., nga Prishtina,  i cili dyshohet t’i ketë ngacmuar disa anëtarë të një familjeje, duke iu dërguar mesazhe të ndryshme.

Familja e kishte raportuar rastin dhe si rezultat i dyshuari është identifikuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Sinjali mëson se për motive akoma të panjohura, i riu i ka vazhduar t’i ngacmojë edhe vajzat e kësaj familjeje, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë.

I njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij, dje në mëngjes dhe pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Lexo edhe:  Djali i Adem Demaçit tregon cili komandant i UÇK-së e mbrojti babain e tij sa ishte në burg