Prishtinë: Mjeku e shpëton qytetarin që ishte pa shenja jete
Një rast mjaft emocionues ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Doktori Shpejtim Aliu arriti që ta shpëtojë një qytetar i cili kishte rënë në tokë pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Hilmi Rakovica”.
Vet Dr. Aliu tregoi për Klankosova.tv se si ndodhi rasti.
“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafiterie, ku ishte edhe policia. U afrova dhe pashë një person të shtrirë dhe menjëherë i pyeta se a ka mjek dhe më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reaminimin kardiopulmunar (frymëmarrje gojë më gojë) dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori”, tha ai.