Ja kur pritet të kthehet Hashim Thaçi në Hagë

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mëngjesin e sotëm ka ardhur në Kosovë. Ai ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” me një aeroplan privat në orën 10 e 35 minuta ndërsa pritet që sonte rreth orës 18:00 të kthehet sërish për në Hagë. Fluturimi është realizuar nga aeroporti i Rotterdamit në Holandë direkt në Prishtinë. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije, se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë. Kësisoj, kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.
Lexo edhe:  “Pritje e ngrohtë”, përleshje në Aeroportin e Prishtinës