Përleshja dhe kanosja me armë në “Hasi Plast” në Gjakovë: Këta janë katër të dyshuarit – njëri në arrati

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku Policia ka arrestuar tre persona, pasi dyshohen se janë përleshur fizikisht, ndërsa njëri është ende në arrati.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se rasti ka ndodh në punëtorinë “Hasi Plast”.

Personat e ndaluar për rastin, siç mëson Gazeta Sinjali janë: Petrit Elezaj, Hysen Demaj dhe Jeton Demaj, ndërsa ende nuk dihet për vendndodhjen e Sadri Demajt.

Si ndodhi rasti?

Siç tregojnë burimet e Gazetës Sinjali, Petriti fillimisht është përleshur me Jetonin dhe Sadriun, derisa Hyseni e ka kërcënuar me armë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e cila ka njoftuar se pas rastit e ka bastisur shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku ka gjetur dhe një armë zjarri.

Gazeta Sinjali mëson se bastisja ka ndodh në shtëpinë e Hysen Demajt, tek i cili është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Tutje Policia ka njoftuar se si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime trupore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Zhdukja e biznesmenit - E dyshuara që ishte shitur nga familjarët tek një serb, pretendon se Musa Hamiti merrej me prostitucion