‘KF Lepenci’ raporton për dhunë në futboll: Jemi sulmuar nga tifozët dhe lojtarët

Raportohet se ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit është ndërprerë për disa minuta.

Siç ka raportuar Klubi i Lepencit deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sulmeve nga tifozët dhe ekipi i Sharrit.

Klubi nga Kaçaniku gjithashtu njoftoi pastaj për qetësim të situatës, por ende nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë zyrtarët e ndeshjes.

Pamje apo detaje tjera nga ky incident nuk janë ofruar.

Gjithsesi mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë fati i kësaj ndeshje.

Përballja mes Sharrit dhe Lepencit i takon javës së 17-të në Ligën e Dytë të Kosovës.

Lexo edhe:  Shpërthen stadiumi "Fadil Vokrri", Kosova barazon ndaj Zvicrës