Nëna e 19 vjeçares nga Vinarci: Familja e të dashurit e dinte gjendjen e vajzës që i dha fund jetës
Fatime Ymeri, nëna e vajzës nga Vinarci që i dha fund jetës ka rrefyer ngjarjen e dhimbshme.
Ajo ka treguar se familja e të dashurit të vajzës së saj ka qenë në dijeni nga fillimi, ndërsa në momentin kritik vjehrri i saj ka ardhur në vendin e ngjarjes.
Sipas Fatimes edhe një muaj më parë vajza i kishte rrëfyer asaj problemet, por ajo kishte heshtur pasi friksohej për shëndetin e babait të saj.
Nëna e vajzës lë fajtor familjen e të dashurit të bijës së vet, ndërsa lut të gjitha nënat të bëjnë kujdes që çdo ndryshim që vërejnë dhe dyshojnë tek fëmijët e tyre, rastin ta lajmërojnë në polici.