Vetura u bë “kërrsh”: Pamje nga aksidenti ku vdiq polici i Kosovës teksa shkonte në punë

Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30-vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës, teksa po shkonte në punë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Hovenier thotë se nuk mundi t'ia ndryshoj mendjen Kurtit që ta largojë Policinë nga veriu