Aksident në Kalimash, kamioni përfshihet në flakë

Një aksident ka ndodhur në Kalimash të Shqipërisë mbrëmjen e së dielës.

Si pasojë e aksidentit, një kamion është përfshirë në flakë.

Kështu kanë bërë të ditur lexues të Gazetës Insajderi, të cilët kanë dërguar pamje në adresë të mediumit.

Të njëjtit kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, duke shkaktuar kolona dhe pritje deri në përreth 40 minuta.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në familjen Berjani në Prishtinë – grabiten stoli ari dhe ora në vlerë rreth 30 mijë euro