Bien temperaturat, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale me diell njofton Prishtina Weather. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Ditën e diel pritet të ketë kohë me bubullima. Nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë një rënie më të ndjeshme.

Fillimi i javës së ardhshme do të përshkohet me mot kryesisht më stabil me vranësira dhe më shumë diell ditën e mërkurë. Të hënën mbeten mundësi për reshje lokale orëve të pasdites.

10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.09 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

13.09 – Pjesërisht vranët.

14.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin nga 17C edhe deri në 9C javën e ardhshme, ndërsa maksimalet zbresin deri në 20C ditën e hënë, e më pas shënojnë rritje deri në 25C, të mërkurën.

Lexo edhe:  Policia e dënon mërgimtarin e Zvicrës me 300 euro dhe 3 pikë negative, në zonën 40 km/h voziti 119 km/h