LAJMI I FUNDIT: Një grua goditet për vdekje nga një automjet

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, shkruan Insajderi.

Rreth orës 18:50 një automjet ka goditur një grua të moshës 65 vjeçare, e cila ka mbetur e vdekur.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident me fatalitet ku një automjet e ka goditur një grua të moshës 65 vjeçare, e cila ka mbetur e vrarë” – tha Bytyqi për Insajderin.

Lexo edhe:  37-vjeçari në Obiliq ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, përfundon në pranga të Policisë