Aksident i rëndë në Klinë, vdes 30 vjeçari – kadet në Policinë e Kosovës

Reshjet e shiut dhe pasoja e saj kanë mbetur nën hijen e një rasti tragjik mëngjesin e sotëm në Klinë.

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës, është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë, kadet në Policinë e Kosovës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet

Lexo edhe:  Rast i rëndë në familjen Sekiraqa në Podujevë: I moshuari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet i plagosur në QKUK