Nervozohet keq mitrovicasi, pasi u dënua i kërcënoi dy policë – përfundoi në pranga

Pas shqiptimit të gjobës në trafik,një person ka sulmuar dy zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Jug 20.11.2022 – 19:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.

Lexo edhe:  Sulmohet me armë një veturë e Policisë në Veri