Ky është burri që dyshohet se dhunoi seksualisht gruan e tij për 17 vite martesë

Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike, gjatë martesës përballen edhe me dhunë seksuale. Një rast të tillë tronditës që dyshohet se ka ndodhur për 17 vite me radhë. Një grua 50-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga bashkëshorti i saj për gjithë këto vite martesë. Denoncimi i saj aktivizoi Policinë, me ç’rast i dyshuari u arrestua dhe ndaj tij u morën veprimet tjera hetimore.

Por kush është burri i dyshuar, që ndodhet nën masën e paraburgimit?

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Naim Prokshin, 55-vjeçar, i cili u prangos pasi u raportua nga bashkëshortja.

Ajo fillimisht e denoncoi për dhunë në familje, vepër kjo për të cilën Prokshi u dërgua në paraburgim, derisa pas disa ditësh vendosi të shkojë në Polici dhe të rrëfejë gjithë tmerrin e përjetuar ndër vite.

Përveç për dhunën e shkaktuar në familje, ndaj tij kanë nisur hetimet edhe për veprën penale ‘Dhunim’, për të cilën do të merren veprimet

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj/tij, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Goran Rakiq jep dorëheqje nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti