Ky është veprimi i Policisë ndaj banorit të “It’s my home” pas dhunës së shkaktuar

Është hapur rasti për veprat “sulm dhe kanosje” ndaj pjesëmarrësit (Anxhelo) të reality show “It’s my home”.

I njëjti goditi një tjetër banore brenda atij formati që transmetohet në televizionin “First Channel”.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, thotë Ahmeti.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, shoferja godet me veturë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes