Zbulohet se kur do të nis “Big Brother VIP Kosova”

“Big Brother Vip Kosova” do të nis shumë shpejt. Ndërsa është bërë e ditur që ky program do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Hamiti ka shpalosur se në muajin e ardhshëm do të filloj ky projekt.

“Angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP”, tha ai në Podcast Lifestyle me Gonxhen.

Që nga koha kur është bërë e ditur që ky shoë televiziv, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, të cilët do t’i futen garës për çmimin e madh prej 200.000 euro.

Lexo edhe:  “Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e kokainës”, Stresi më akuza të rënda ndaj Vedat Bajramit