Të dënuar për kontrabandim me migrantë, dërgohen në burg dy anëtarët e familjes Pajaziti

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë e vuajtja e dënimit.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Dy prej tyre, të dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, janë paraqitur vet në stacion policor dhe më pas janë dërguar në burg.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për M.Pajaziti dhe A.Pajaziti nga Obiliqi, të cilët janë shpallur fajtor dhe janë dënuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” që akuzohen se e kanë kryer në bashkëkryerje për një periudhë të caktuar kohore.

Të njëjtit janë dënuar me gjashtë muaj burgim dhe ndaj tyre ka pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dy janë dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Ambasada Amerikane në Kosovë hap konkurs për vend pune, rroga mbi 12 mijë e 400 euro