Policia konfiskon një bager dhe tre kamionë në Zveçan, po lëviznin me zhavorr

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 2 tetor të këtij viti është raportuar se disa kamionë me zhavorr janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junakë dhe Lovac.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues të dyshuarin mashkull serb kosovar i cili ishte duke marrë zhavorr nga një kodër skaj rruge.

Gjithashtu, janë hasur edhe tre kamion, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja (targa të Serbisë) me drejtues të dyshuarit meshkuj serb kosovarë. Të tre kamionët janë dërguar në terminal doganor për verifikimin e dokumentacionit, ndërsa bageri në pamundësi për dërgim në terminal ka mbetur afër pikës statike nën mbikëqyrjen të zyrtarëve policorë. Nuk raportohet për të arrestuar, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Lovac, Zveçan 02.10.2023 – 13:00. Është raportuar se disa kamionë me zhavor janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junake dhe Lovac, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues të dyshuarin mashkull serb kosovar i cili ishte duke marre zhavor nga një kodër skaj rruge, po ashtu janë hasur edhe 3 (tre) kamion, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja (targa të Serbisë) me drejtues të dyshuarit meshkuj serb kosovarë. Të 3 (tre) kamionët janë dërguar në terminal doganor për verifikimin e dokumentacionit, ndërsa bageri në pamundësi për dërgim në terminal ka mbetur afër pikës statike nën mbikëqyrjen të zyrtarëve policorë. Nuk raportohet për të arrestuar, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

Lexo edhe:  “Nuk i kam vërejt fëmijët, Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, detaje të reja nga dëshmia e Granit Plavës