Publikon video në Tiktok duke vozitur 260 km/h – Policia e gjen dhe e dënon

Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë ka shqiptuar dënim ndaj shoferit që voziti mbi 260 km/h në zonën e kufizimit 100 km/h, në fshatin Mleqan të Malishevës, pamje këto që u bënë publike në rrjete sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi.

“Me datën 08.02.2024 në një video incizim të shpërndarë në rrjete sociale ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikoj veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen. Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative si dhe ju është shqiptuar edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.”

Lexo edhe:  Stresi zbulon arsyen e plagosjes së fansit të tij që dergjet në koma që 12 vite