Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Vranësirat do të jenë më të pakta krahasuar me ditët e kaluara, ndërsa intervalet kohore me diell shumë më të gjata. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Ende në disa vise mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu sidomos në zonat afër ndikimin të mbetjeve të “ciklonit grek”.

Nga e shtuna stabilizim i mëtutjeshëm i motit dhe rritje e mëtutjeshme e temperaturave. Në tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat në Kosovë deri në 29 ose 30 e në Shqipërinë mesdhetare edhe më ngrohtë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim