Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira të herëpashershme dhe erëra nga juglindja.

Pra, nuk pritet kurrfar ndryshimi dhe ndonjë rigë të dobët shiu mund të ketë në ndonjë rajon. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe temperatura deri në 22 gradë Celsius. Rrallë në disa zona do të ketë dendësim të vranësirave me ndonjë rigë shiu.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Në Maqedoni pasdite vonë mund të ketë dendësim të vranësirave dhe ndonjë rigë shiu.

Të enjten dhe të premten më shumë vranësira dhe pak më shumë reshje shiu, por ende priten intervale kohore me diell. Vetëm në Kosovë reshjet parashihet të jenë më të pakta, madje në disa rajone krejtësisht të pakta.

Edhe në fundjavë priten alternime mes vranësirave, intervaleve të gjata kohore me diell dhe ndonjë rigë e dobët lokale shiu, por do të ketë shumë më shumë rreze diellore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një person raportohet i zhdukur, nga 1 prilli nuk është kthyer në shtëpi