Shoqërohen në Polici dy vëllezërit që dyshohet se e rrahën rojën e pyllit në Shtërpcë

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës raportoi për një incident që ka ndodhur në fshatin Firajë të Shtërpcës, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht rojën e pyllit. Të dyshuarit, të cilët janë vëllezër, kanë arritur që të largohen për në drejtim të panjohur, teksa Policia nisi hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore, është arritur që sot të arrestohen dy të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lexo edhe:  MPJ: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi