“Pse ke folë me babën, mas sontit kom me të vra”/ Dy vëllezërit rrahin e kërcënojnë fqinjin që del në klube nate me babain e tyre

Një person ka përfunduar mbrëmë në Emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, si pasojë e lëndimeve trupore që mori pas një sulmi fizik.

Stafi shëndetësor ka njoftuar Policinë për rastin që kanë pranuar, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 33-vjeçarin që dyshohet se e pësoi nga rrahja.

Sinjali mëson se ai ka deklaruar para policëve se është sulmuar fizikisht nga një fqinj i tij, të cilin kishte dashur ta përshëndes, por që i njëjti e ka pyetur përse ka folur me babain e tij e më pas i është drejtuar me kërcënime se do ta vrasë dhe e ka grushtuar.

Pas tij, 33-vjeçari kishte takuar edhe vëllain e të dyshuarit, i cili po ashtu e kishte kërcënuar me vdekje duke i thënë se mbas natës së mbrëmshme do e vrasë atë.

Sipas viktimës, e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që dy vëllezërit mendojnë se babai i tyre frekuenton klubet e natës bashkë me viktimën dhe si pasojë e përdorimit të alkoolit po shkakton telashe në shtëpi.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje për të kapur dy personat e dyshuar, mirëpo ata ende nuk janë hasur.

Lexo edhe:  Vuçeviq: Policët e Kosovës në Leposaviq u zëvendësuan me ndihmën e KFOR-it