“Nga drita në terr”, Haxhiu tregon orarin e reduktimeve për muajt në vijim!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK Bekim Haxhiu, ka reaguar pas nisjes së reduktimeve të energjisë elektrike në vend, duke ironizuar me Qeverinë Kurti për ndryshimin e krijuar me ardhjen e tyre.

Sipas Haxhiut, Kurti në opozitë ka premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe nacionalizim të KEDS-it, “tani në Qeveri po na ofron shtrenjtim të energjisë elektrike dhe reduktime”, u shpreh ai.

“Ky është ndryshimi i premtuar në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, nga drita në terr”, tha Haxhiu, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ku bëri të ditur reduktimet edhe për muajt në vijim.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Strategjia” e Qeverisë Kurti për krizën energjetike:
Reduktimet e energjisë fillojnë për muajt në vijim me këtë orar:
Gusht – 6 me 2,
Shtator – 4 me 2,
Tetor – 2 me 2,
Nëntor – 2 me 4,
Dhjetor – 2 me 6,
Janar – 2 me 8…!!!

Pas reduktimeve, Albin Kurti duhet ta mbajë premtimin për nacionalizim të KEDS-it.

P.S.
Albin Kurti në opozitë ka premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe nacionalizim të KEDS-it, tani në Qeveri po na ofron shtrenjtim të energjisë elektrike dhe reduktime.

Ky është ndryshimi i premtuar në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, nga drita në terr.

Lexo edhe:  “Hallakamë” në Obiliq: Tetë persona fjalosen mes vete, dëgjohen krisma armësh