Policia e gjobit me 500 euro shoferin që kishte vendosur drita të automjeteve me përparësi kalimi pa autorizim

Policia ka giobitur me 500 euro një person në Mitrovicë.

Kjo pasi i njëjti kishte vendosur drita rrotative të automjeteve me përparësi kalimi pa autorizim, shkruan Jepi zë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sami Gashi”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia në Mitrovicë merr masa ligjore ndaj kundërvajtësit që kishte vendosur drita rrotative në automjetin e tij

Mitrovicë, 07 dhjetor 2022

Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën ‘Sami Gashi” kanë identifikuar një veturë me targa vendore e cila ishte e pajisur me dritën rrotative të automjeteve me përparësi kalimi, pa poseduar autorizim përkatës .
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro për vendosjen e dritave të tilla, kundërvajtje kjo e cila parashihet me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Lexo edhe:  Pak muaj pasi doli në pension, ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës