KEDS publikon hartën, kështu do të jenë reduktimet nëpër komuna

Nga sot kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.

KEDS thotë se këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftim.

Në postimin më poshtë shihni hartën:

Lexo edhe:  Çfarë po ndodh me veriun dhe pikat kufitare, deklarohet Policia e Kosovës