Burri në Prishtinë e bën për spital gruan e tij 26 vjet më të re

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë gra e vajza raportojnë në Polici se janë viktima të dhunës që përjetojnë nga bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një 62-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 36-vjeçarja e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka rrahur duke e goditur në kokë. Si pasojë e dhunës ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se e dhunuan 13-vjeçaren në Drenas