Inspektorati në aksion, e dënon personin që hodhi rrobalarësen nga ballkoni

Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur me 200 euro personin, i cili ka hedhur rrobalarësen nga ballkoni i apartamentit të tij, duke rrezikuar kalimtarët.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në vendet e palejuara.

Në pamjet e publikuara nga “Vrojtuesit e lagjes”, bëhet e ditur  se rasti ka ndodhur në Lakrishtë, konkretisht te “banesat e Shqipërisë”.

Siç bëhet e ditur, në katin e parë të kësaj ndërtese është një çerdhe për fëmijë.

“Një veprim skandaloz besoj po shihet qartë aksidenti që kë mundur të shkaktohet me kojshinë poshto. Përves asaj në kat të parë vërehet qartazi që është kopshti për fëmijë. Bëhet fjalë për lagjen Lakrishtë banesat e Shqipërisë”, thuhet në postimin e faqes “Vrojtuesit e Lagjes” .

Lexo edhe:  Policia arreston një serb që po kërkohej në Zveçan