Marrja e patent shoferit me dallavere në Kosovë, ky është çipi me të cilin u tentua të jepej provimi

Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë.

Informacionin e ka publikuar zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C. Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici.
Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla.
Ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerrën masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite” shkruan Durmishi në njoftim.

Lexo edhe:  Bastisen shtatë lokacione nga aksioni në veri – krejt çka u gjet nga Policia