U godit me veturë burri Shkurte Fejzës, Kajtazi: Është planifikur, ka motiv urrejtjen
Gjatë ditës së sotme në qytetin e Prizrenit burri i këngëtares së mirënjohur shqiptare Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është goditur nga një veturë.
Ai ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjeksorë, shkruan lajmi.net.
Për këtë ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se ky akt ka qenë i qëllimshëm, pasi që ditë më parë Behluli kishte një polemikë me hoxhen Shefqet Krasniqi.
„Goditja me veture e Hajrush Behlulit nuk eshte aksident. Eshte i planifikuar dhe ka motiv urrejtjen pas reagimit te Behlulit kunder nje deklarate te nje te ashtuquajturi imam. Urgjentisht duhet ta marre kete rast Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves”, ka shkruar Kajtazi.
Kujtojmë që ditë më parë familja Fejza më saktësishtë këngëtarja emblematike shqiptare, Shkurte Fejza, u komentua për çështje fetare nga hoxha Krasniqi, duke i thënë se “ka me vdekë” asaj.
Pas kësaj kishte ardhë edhe reagimi i Hajrushit, pra burrit të Shkurtes, që kishte thënë se “nu ki lidh asgjë me ta” duke aluduar në imamin Krasniqi.
Policia e Prizrenit dhanë detaje për lajmi.net për goditjen me veturë të Behlulit.
Ata thanë se rasti është duke u hetuar.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, tha Shaqir Bytyqi nga policia e Prizrenit.