Vodhën rreth 100 litra naftë nga një punishte, këta janë të dyshuarit që u kapën në flagrancë në Fushë Kosovë

Katër persona kanë përfunduar të enjten në prangat e Policisë së Kosovës, pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë, duke vjedhur dhjetëra lira naftë nga një punishte në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë. Të dyshuarit tashmë ndodhen në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit, tre prej të cilëve janë të mitur, kanë arritur që në bashkëkryerje të vjedhin 80 litra naftë, por që nuk arritën të iknin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore është Mirsad Brahimi, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë Rr.b., B.G., dhe A.R.

Të dyshuarit u ndaluan pasi rasti u denoncua në Polici dhe njësitë përkatëse arritën që të intervenojnë dhe t’i kapin mat.

Nafta që e vodh u gjet në veturën e tyre, ndërsa të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Ndalohet për 48 orë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren