Bastisje në dy lokacione në Podujevë, arrestohen dy persona dhe sekuestrohet një armë

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj;

​Një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.

Ndaj të dyshuarve; I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe T. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Kosovës.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Lexo edhe:  Deri në 7 orë pa rrymë, këto do të jenë vendet që do të mbesin nesër pa energji