Përlotet Ilnisa: Më ka marrë shumë malli për vajzën
Ilnisa është ndër banoret më të komentuara të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Lidhja e saj me Meritonin ka bërë që ajo të komentohet shumë, shkruan lajmi.net.
Ani pse ka treguar që është tejet e fortë, së fundi ajo është përlotur.
Ishte vajza e saj arsyeja që Ilnisa u përlot.
Ajo u shpreh se e ka marrë malli për të dhe se nuk e di as sa është rritur.
Këto ajo ia rrëfeu Meritonit, të dashurit të saj.