E rëndë: 26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në spital, kishte shenja dhune

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku një 26-vjeçare u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet. E reja dyshohet se kishte shenja dhune kur u pranua në këtë qendër nga ekipi mjekësor.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me diej se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Posa Policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar. Për të mbledhur informacionet e para për rrethanat e ngjarjes. Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”.

02 Press do të ju mabjë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Bedri Voca nga Melenica e Mitrovicës