Vuçiqi nga Parisi: S’ka pasur takim të planifikuar me Kurtin, nuk e di për çka do të flisnim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për një takim që u përfol mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ku po marrin pjesë të dy.

Ai tha se një takim i tillë nuk është planifikuar, por se edhe nëse do të kishte nuk e di se “për çfarë do flisnin”.

“Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej”, tha Vuçiq, raporton Danas.

Sipas tij, për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.

“Për ne do të jetë e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim, veçanërisht formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq.

Lexo edhe:  10 qytetarë do të udhëtojnë falas në Vjenë me financim të qeverisë së Kosovës