“Shpërthen” situata në Zveçan, përplasje mes KFOR-it dhe protestuesve

Forcat e KFOR-it kanë nisur shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Për ta bërë këtë, ata raportohet të kenë përdorur gaz lotsjellës, shok-bomba dhe pajisje tjera.

Një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm tek turma e cila u përgjigj me shishe, gurë e gjësende tjera të forta që u hodhën në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Siç raportohet nga mediat atje, ka edhe persona të lënduar.

Lexo edhe:  Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra dëshmor vëllai i tij, Luani