Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave nga EBA nuk ka hyrë në fuqi

Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha lajmin se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

E menjëherë Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka dalë me një njoftim shtesë ku thotë se qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë pa viza atje, në fakt duhet të pajisen me një të tillë.

Kjo pasi sipas njoftimit vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emirate.

Lexo edhe:  Burri i dehur në Drenicë kërcënon ish gruan me të cilën jeton në të njëjtën banes