Ministri ‘aventurier’ i Shëndetësisë vazhdon ekskursionin në Greqi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që premtonte se do ta kthejë në Kosovë “trurin shkencor”, mjekët që ishin larguar, më shumë po qëndron jashtë vendit. Përderisa shëndetësia ndodhet në gjendje të mjerueshme, ai s’po arrin të menaxhojë me këtë sektor. Ajo që është parë më së shumti janë vizitat e tij në SHBA e vende të tjera.

Vizita e fundit është në Greqi, si vazhdim i ekskursionit të ministrit aventurier.

Në një foto të publikuar sot, ai shihet në Akropoli të Athinës, në Greqi, ku kaloi kohë si turist, pas vizitës në spital, ku u takua me homologen e tij.

Siç duket problemet në shëndetësi nuk po i bëjnë përshtypje Latifit, pasi edhe kryeministri ia ‘zuri vendin’. Në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi që u themelua, Kurti vendosi t’i prijë vetë.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamarierja