Huduti: Po mos të mos ishte Amerika, ne do ishim “Velika Serbija”

Islamologia Ikballe Huduti, në debatin Politiko, ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishin ndihmuar Kosovën, ky territor sot do të kishte qenë pjesë e “Velika Serbija”.

“Po të mos ish kanë Amerika na ishim kanë ktu Velika Serbija (Serbia e Madhe), edhe unë vllaun e kom në Amerikë edhe nëse ni ditë e lëshoj Kosovën për shkak të padrejtësive që mi kanë ba, prokuroria dhe gazetaria, gazetaria sepse kanë shkrujt shumë gënjeshtra, për azil politik kom me zgjedh Amerikën”, tha Huduti.

Lexo edhe:  Këshilltari i Faton Pecit dënohet me 1500 euro, falsifikoi rezultatet e votimit