Ky është personi që dyshohet se dhunoi 20-vjeçaren në Kaçanik, ndalohet për 48 orë
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave ka marrë përmasa shqetësuese.
Ato keqpërdoren në forma të ndryshme, kërcënohen e shantazhohen dhe dhunohen seksualisht.
Dhunë seksuale ka përjetuar edhe një vajzë 20 vjeçare.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Liridon Malsiu, 24-vjeçar, i cili është arrestuar në Kaçanik.
Si ndodhi rasti?
E gjithë ngjarja ka ndodh të dilën në mbrëmje, derisa vajza ishte së bashku me të dyshuarin në veturë, ai e ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës.
Liridon Malsiu dyshohet për veprën penale ‘Dhunimi’, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh